Presidentja Osmani uron SHBA-në për 4 Korrikun: Ne e dimë kush janë miqtë tanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, e cila shënohet më 4 korrik.

Urimi i Presidentes është bërë përmes një videoje të realizuar gjatë pritjes zyrtare të mbajtur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

Në mesazhin e saj, Osmani ka theksuar lidhjen e ngushtë dhe miqësinë e fortë mes popullit të Kosovës dhe SHBA-së:

“Një gjë mbetet kristal e qartë për të gjithë njerëzit e Kosovës:
Ne e dimë kush janë miqtë tanë.
Ne e dimë kush na qëndroi pranë kur ishte më e rëndësishme:
Njerëzit amerikanë kanë qëndruar me Kosovën.”

Ajo e përmbylli urimin me fjalët:

“Nga populli më pro-amerikan në botë:
Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”

 

The post Presidentja Osmani uron SHBA-në për 4 Korrikun: Ne e dimë kush janë miqtë tanë appeared first on Kosovapost.net.