“Ju dua Rumania”, Bebe Rexha publikon fotografi nga performanca mahnitëse në Craiova të Rumanisë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, duke i marrë vëmendjen ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit në një nga festivalet më të mëdha muzikore në Rumani.

Në imazhet e ndara me fansat, Bebe shihet e veshur me një kostum të zi elegant, duke rrezatuar stil dhe vetëbesim.

Kjo veshje ishte pjesë e paraqitjes së saj në festivalin Intencity, i cili u mbajt në qytetin Craiova, ku artistja performoi për publikun e zjarrtë rumun.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

“Ju dua, Rumania”, ka shkruar Bebe në përshkrimin e fotografive, duke shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e saj për mikpritjen e ngrohtë dhe energjinë e publikut në këtë ngjarje muzikore.

Postimi i saj është pritur me komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për stilin, karizmën dhe performancën e saj të paharrueshme.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga artistet më të suksesshme shqiptare në skenën ndërkombëtare, duke dëshmuar talentin dhe ndikimin e saj të padiskutueshëm në industrinë e muzikës.

Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Foto: Bebe Rexha/Instagram