Sergio Conceiçao drejt Amerikës Latine, portugezi gati të marrë detyrën e trajnerit të klubit të njohur brazilian

Pasi u eliminua në raundin e 16-të të Kupës së Botës për klube, skuadra e Botafogo ka prishur marrëdhënien me trajnerin Renato Paiva.

Klubi brazilian është në kërkim të një zëvendësuesi dhe ka disa profile evropiane në garë për këtë detyrë. Favoriti dhe aktualisht kandidati i fortë për stolin e “Fogao” është Sergio Conceiçao.

Trajneri portugez, sezonin e kaluar ishte protagonist i gjashtë muajve të fundit në krye të Milan, ku nuk arriti të shkëlqente dhe u largua.

50-vjeçari ka drejtuar vetëm në Europë dhe kjo mund të jetë aventura e parë për të jashtë kufijve të kontinentit të vjetër. Për momentin palët janë në bisedime, që duket se po shkojnë në drejtimin e duhur.

The post Sergio Conceiçao drejt Amerikës Latine, portugezi gati të marrë detyrën e trajnerit të klubit të njohur brazilian appeared first on Telesport.