Trajneri i Liverpool, Arne Slot, reagon pas ngjarjes tragjike të Jota: I gjithë klubi është i tronditur

Çfarë mund të them? Çfarë mund të thotë dikush në një moment si ky, kur tronditja dhe dhimbja janë kaq tepër të forta?” Janë këto fjalët e Arne Slot, trajnerit të Liverpool, të transmetuara nëpërmjet një postimi zyrtar nga klubi pas vdekjes tragjike të Diogo Jota pas një aksidenti rrugor që i mori jetën edhe vëllait të tij André.

Do të doja të kisha fjalët e duhura, por e di që nuk i kam. E tëra çfarë kam janë ndjenja që e di se do të ndahen nga kaq shumë njerëz, ndaj një personi dhe një lojtari që e donim thellësisht dhe ndaj një familjeje për të cilën kujdesemi jashtëzakonisht shumë“, vazhdoi trajneri i “reds,” me të cilët fitoi Premier League.

Më tej, trajneri holandez vazhdon: “Mendimet e mia të para nuk janë ato të një menaxheri futbolli. Ato janë ato të një babai, një djali, një vëllai dhe një xhaxhai, dhe ata i përkasin familjes së Diogos dhe André Silvas, të cilët po përjetojnë një humbje që është thjesht e paimagjinueshme”.

Mesazhi im për ta është shumë i qartë: Nuk do të ecni kurrë vetëm. Lojtarët, stafi, tifozët e Liverpool janë të gjithë me ju. Kjo nuk është vetëm një përgjigje ndaj tragjedisë por një përgjigje ndaj mirësisë së atyre që janë përfshirë dhe respektit që kaq shumë njerëz kanë për këta djem si individë dhe për familjen e tyre në tërësi“, shtoi Slot.

Për ne si klub, ndjenja e humbjes është totale. Diogo nuk ishte vetëm lojtari ynë. Ai ishte një person i dashur nga të gjithë ne. Ai ishte një shok skuadre, një koleg, një mik pune dhe në secilin prej këtyre roleve ai ishte vërtet i veçantë”, deklaroi Arne Slot.

Në fund, ai tha: “Mund të them kaq shumë për atë që ai solli në ekipin tonë, por e vërteta është se kushdo që e pa Diogo të luante e dinte tashmë: angazhim, dëshirë, përkushtim, cilësi të shkëlqyer, gola. Thelbi i asaj që duhet të jetë një lojtar i Liverpool“.

The post Trajneri i Liverpool, Arne Slot, reagon pas ngjarjes tragjike të Jota: I gjithë klubi është i tronditur appeared first on Telesport.