Juventusi e ka seriozisht për Sancho, përfshin në negociata edhe… Vlahovic

Juventusi vazhdon të punojë në merkato dhe emri i Jadon Sancho mbetet objektiv konkret për të forcuar repartin ofensiv. Kërkesa fillestare për anësorin anglez luhatet rreth 30 milionë euro, shifër që bardhezinjtë synojnë ta ulin duke futur një këmbim teknik në marrëveshje.

Grupi i lojtarëve nga të cilët mund të zgjidhet nuk mungon me opsione të shkëlqyera, të cilat do të lehtësonin negociatat me klubin aktual të Sancho, thekson “Tuttosport”.

Ndër “jokerët” që mund të bëjnë pjesë në shkëmbim është, për shembull, Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb, i cili nuk e ka fshehur frustrimin e tij për situatën nëpërmjet rrjeteve sociale, mund të jetë pjesa e çmuar për ta realizuar operacionin.

Një emër tjetër intigues është ai i Douglas Luiz, mesfushorit që në Premier League ka treguar vlerën e tij. Ai ka një grup të madh adhuruesish, që mund ta mirëpresin në Angli. Nuk duhet harruar as Timothy Weah, një profil që mund të jetë interesant.

Sinjali nga ana e Juventusit duket mjaft i qartë: Vlahovic, Douglas Luiz dhe Weah qëndruan në stol për 90 minuta në ndeshjen kundër Real Madridit në Botërorin për Klube, edhe kur në fund do të mund të provohej një sulm i fundit.

Kjo zgjedhje taktike tregon një strategji të qartë të merkatos, ku këta lojtarë mund të jenë të sakrifikueshmit për të arritur te Jadon Sancho dhe për të nisur një revolucion në repartin ofensiv të bardhezinjve.

 

 

 

 

The post Juventusi e ka seriozisht për Sancho, përfshin në negociata edhe… Vlahovic appeared first on Telesport.