Një kamionist ka filmuar makinën e tipit Lamborghini të portugezit Diogo Jota pak minuta pas aksidentit të mesnatës, teksa automjeti po digjej. Drejtuesi i kamionit e ka publikuar videon, ku pamja është vërtet e frikshme.
Sulmuesi i Liverpool humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor në Spanjë, pranë qytetit Cernadilla. Makina e tij dyshohet se ka pësuar një defekt në gomë gjatë një parakalimi me shpejtësi, derisa ka dalë nga rruga.
Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të sotëm. Bashkë me yllin e Liverpool humbi jetën edhe i vëllai.
The post VIDEO: Kamionisti publikon pamjet e para pas aksidentit të Diogo Jota appeared first on Telesport.