Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi që ky i fundit ka deklaruar se zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, i vizitojnë ish-kryetarët e kësaj partie, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, që gjenden në Hagë për instruksione politike.
Mahmuti në reagimin e tij ka thënë se deklarata e Kurtit çon ‘’ujë në mullirin e Prokurorisë’’ për të arsyetuar mbajtjen në burg të Thaçit e Veselit.
‘‘Denoncim i turpshëm publik që çon ujë në mullirin e Prokurosisë për të arsyetuar mbajtjen në burg të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit!’’, ka shkruar ai.