Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të duhej të lëshonte rrugë dhe të mos i “hargjonte” 30 ditët e afatit tëc ilat i dha Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, duke mos e ndërruar kandidaten.
Ai tha pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstitituive të Kuvendit sot se Kurti ka vendosur t’i hargjojë 30 ditë pa bërë asgjë.
“Është mirë ose me e bë shumicën, ose me lëshu rrugë. Pra, mos me na i hargju këto 30 ditë pa konstituim të Kuvendit, sepse pasojat janë të mëdhaja”, tha Haradinaj.
“Mirëpo po shihet që ai e ka vendosë me i hargju këto 30 ditë pa e bë shumicën dhe pa e zgjedhë kryetarin e Kuvendit”.