Krasniqi: Sot do t’i drejtohemi Kushtetueses, 3 seancat e fundit me shkelje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të 41-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se do t’i drejtohen sot Gjykatës Kushtetuese për, siç tha, shkeljet e qëllimshme të Lëvizjes Vetëvendosje në tri seancat e fundit konstituive.

“Sot Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë te Gjykata Kushtetuese një rast të ri, për të cilën shpresojmë se do ta trajtojë me urgjencën e nevojshme meqenëse i kemi vetëm edhe 23 ditë deri në përmbylljen e afatit për konstituimin e Kuvendit”, ka thënë ai.

Ai akuzoi LVV-në e ka uzurpuar dhe i ka marrë peng institucionet e vendit.

“Tri vazhdimet e fundit të seancës konstituive kanë qenë shkelje e qëllimshme dhe me vetëdije nga ana e kryesuesit të seancës, me instruksione të partisë së tij. S’mund të qëndrojmë duarkryq”, ka thënë Krasniqi.

The post Krasniqi: Sot do t’i drejtohemi Kushtetueses, 3 seancat e fundit me shkelje appeared first on Kosovapost.net.