Milan mbetet “duarbosh”, golashënuesi i Serie A drejt Arabisë pas ofertës së majme

Pas refuzimeve të Dybala, Kean dhe Orsolini, skuadra arabe e Al-Qadsiah po synon transferimin e sulmuesit të kombëtares italiane Mateo Retegui.

Sipas “Sky Sport”, një ofertë zyrtare nga klubi saudit për sulmuesin duhet të mbërrijë te Atalanta brenda 24 orëve.

Mësohet se Al-Qadsiah është gati të ofrojë rreth 50-60 milionë euro për lojtarin, përfshirë bonuset.

Retegui ka një kontratë deri në vitin 2028 me skuadrën e Atalanta, me të cilën debutoi sezonin e kaluar, duke realizuar 28 gola në 49 ndeshje zyrtare.

Për Retegui është interesuar edhe Milan, por vështirë se kuqezinjtë mund të barazojnë ofertën financiare të klubit arab.

Mbetet për t’u parë edhe dëshira e sulmuesit 26-vjeçar për të lënë Italinë apo jo. Në dy sezone të luajtura në Serie A, ai ka realizuar 32 gola në 65 ndeshje.

The post Milan mbetet “duarbosh”, golashënuesi i Serie A drejt Arabisë pas ofertës së majme appeared first on Telesport.