Sipas “Gazzetta dello Sport”, e ardhmja e Arkadiusz Milik është e sigurtë: Ai do të largohet nga Juventus këtë verë.
Rinovimi i fundit deri në vitin 2027 ishte në funksion të shpërndarjes së pagës së tij për një periudhë më të gjatë dhe jo një sinjal për një të ardhme ende te bardhezinjtë.
Ardhja e David në sulm dhe kërkesa për të mbajtur Kolo Muani ka bërë që Milik të dalë në plan të dytë, ndaj Juventus ka vendosur ta largojë.
Për Milik, kohët e fundit pati një sondazh nga klubet arabe, që janë shprehur të gatshme të marrin 31-vjeçarin.
Me fanellën e Juventus, polaku ka luajtur 59 ndeshje në Serie A, dujke realizuar edhe 11 gola, por s’ka qenë gjithnjë titullar.
The post Juventus i “tregon derën” sulmuesit polak, gati transferimi në Arabinë Saudite appeared first on Telesport.