Interi i irrituar me Lautaro, shpë*thimi i kapitenit përfshinte edhe Thuram, Pavard, Frattesi

Në shtëpinë e Interit ka shpërthyer kaosi, pas eliminimit nga Botërori për Klube. Humbja ndaj Fluminense u pasua nga deklarata mjaft të forta të Lautaro Martinez, i cili nuk i kurseu fjalët. Para mikrofonëve tha se kush nuk dëshiron të qëndrojë, duhet të largohet.

Fjalë shumë të ashpra, të cilave iu përgjigj presidenti Giuseppe Marotta, duke identifikuar Hakan Calhanoglu si targetin e këtyre deklaratave të kapitenit. Turku më pas u kundërpërgjigj në Instagram, teksa Marcus Thuram i dha “like” postimit të tij.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, gjatë periudhës kur Lautaro po rikuperonte në kohë rekord dhe luante me dhimbje, fillimisht kundër Barcelonës dhe më pas kundër PSG-së, ai ka vënë re që disa lojtarë të tjerë menaxhoheshin më lehtë dhe me qetësi.

Përveç Calhanoglu, mendimi i tij shkoi edhe te Marcus Thuram, Benjamin Pavard dhe ndoshta Davide Frattesi. Thashethemet, fotot dhe mesazhet nga Turqia gjatë dy javëve të fundit e irrituan edhe më shumë kapitenin, i cili sipas gazetës “e derdhi kupën”.

Megjithatë, fjalët e Lautaros irrituan edhe klubin, i cili do kishte preferuar që problemet të zgjidheshin në fshehtësi, brenda dhomës së zhveshjes.

 

The post Interi i irrituar me Lautaro, shpë*thimi i kapitenit përfshinte edhe Thuram, Pavard, Frattesi appeared first on Telesport.