Luka Modriç është gati të zbarkojë në Milano. Mbërritja e tij, që fillimisht pritej në fillim të gushtit, është përshpejtuar. Mesfushori kroat pritet të zbarkojë brenda fundit të korrikut, kur Milani do të jetë duke zhvilluar turneun veror në Lindje, raporton “Gazzetta dello Sport”. Një takim simbolik i parë me botën kuqezi, një dorëzim duarsh midis dy historive legjendare: nga njëra anë 6 Champions League, nga ana tjetër 7 trofe të tillë. I njëjti shpirt, e njëjta ADN.
Edhe pse Modriç po luan ende në Botërorin për Klube me Real Madridin, ku mund të qëndrojë deri më 13 korrik, ai po konsideron t’i shkurtrojë pushimet për ta nisur sa më shpejt aventurën e re. Ky është një veprim që tregon profesionalizmin e tij dhe dëshirën për t’u vënë në dispozicion të Allegrit, i cili e imagjinon atë si një organizator para mbrojtjes, zemra e lojës kuqezi.
Modriç vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me fanellën e bardhë: 35 paraqitje në La Liga (17 si titullar), 14 në Champions League, 5 në Kupën e Mbretit, përveç angazhimeve në Superkupë dhe Botërorin për Klube.
Në moshën 39-vjeçare, ai ka arritur tashmë 60 paraqitje, mund të arrijë në 64. Numra që dëshmojnë klasin e një kampioni pa limite dhe “afat skadence”. Me të, në fund të muajit, pritet të arrijë edhe Santiago Gimenez, i kthyer nga “Gold Cup” me Meksikën.
The post Modriç mezi po pret të prezantohet te Milani, gati t’i shkurtojë edhe pushimet e verës për këtë appeared first on Telesport.