Osmani e pret edhe Rashiqin në zyre

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në vazhdën e diskutimeve me liderët e partive politike, tashmë ka pritur në takim edhe kryetarin e partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq.

Paraprakisht, ajo takoi edhe kryetarin e Guxo, Faton Peci, transmeton Klankosova.tv

Ndryshe, Kosova është pa institucione të reja edhe katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, pasi deputetët kanë dështuar ta konstituojnë Kuvendin në 40 herë sa është tentuar.

The post Osmani e pret edhe Rashiqin në zyre appeared first on Kosovapost.net.