Në kuadër të hetimeve për pjesëmarrje dhe organizim të grupit kriminal, posedim të substancave narkotike dhe shpëlarje parash, më 2 korrik është ndaluar dhe konfiskuar një veturë me targa vendore në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Automjeti ishte në listën e konfiskimit dhe deri tani ishte jashtë territorit të Kosovës.
Policia ka njoftuar se hetimet për rastin vazhdojnë nga autoritetet kompetente.
Kujtojmë se më 3 qershor, ishin arrestuar 22 persona në kuadër të aksionit të koduar “Qielli i thyer”.
Sipas dosjes së prokurorisë të njëjtit përmes rrugëve detare dyshohen se kishin bartur drogën e cila porositej në Iran, Turqi e Ekuador.
Dosja përshkruan se droga fillimisht u porosit në shtete të Amerikës Jugut, Iranit e Turqisë e më pas u soll në Kosovë – për t’u transportuar sërish në vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Rexhep Nikçi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Imsjali, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan MAzrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdiku, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Ylli Musliu dhe Safet Ljajiç, janë të arrestuarit në aksionin policor të emëruar “Qielli i Thyer” në 45 lokacione të ndryshme në Prishtinë, Viti, Suharekë e Pejë.
Dosja hetimore tregon se grupi dyshohet se në një periudhë kohore nga fillimi i vitit 2019 e deri më 03.06.2025 në Kosovë dhe shtete të tjera me dashje dhe dijeni kanë kryer veprimtari të përgjithshme në mënyrë të organizuar për të kryer vepër penale të trafikimit të lëndëve narkotike.
E nga kjo veprimtari grupi dyshohet se pati fitim milionësh.
The post Operacioni “Qielli i thyer” kundër grupit kriminal, konfiskohet edhe një veturë që ishte jashtë Kosovës appeared first on Kosovapost.net.