Lëvizje surprizë në merkaton e Milan, mesfushori spanjoll gati të veshë fanellën kuqezi

Mesfushori spanjoll Marco Asensio është një nga emrat më të lakuar ditët e fundit në merkato. Edhe pse është përfolur për një interesim të Fenerbahce, 29-vjeçari mund të zbarkojë në Itali.

Jorge Mendes, agjenti i tij, ia ka propozuar sulmuesin spanjoll ekipit të Milan, të cilët po kërkojnë përforcime në sulm. Një lojtar me shumë përvojë, në pronësi të PSG, por që vjet luajti i huazuar tek Aston Villa në Premier League.

Asensio do të largohet nga PSG sepse nuk është më pjesë e planeve të trajneri Luis Enrique dhe dëshiron të luajë më vazhdimisht. Fenerbahçe është shumë e interesuar për të dhe orët e fundit duket se ka pasur një takim me José Mourinho.

Por Milan mund të bëhet një opsion i zbatueshëm pasi spanjolli do të dëshironte të qëndronte në një kampionat të nivelit të lartë, siç është Serie A. Ndërkohë që edhe agjenti i tij po insiston për të veshur fanellën kuqezi.

The post Lëvizje surprizë në merkaton e Milan, mesfushori spanjoll gati të veshë fanellën kuqezi appeared first on Telesport.