Tronditen zikaltrit, Barcelona po shqyrton pagesën e klauzolës së Dumfries. Ja të gjitha detajet

Barcelona është një nga klubet që po shqyrton pagesën e klauzolës së Denzel Dumfries. Sipas asaj që ka mësuar TMW, mes klubeve që e aspirojnë anësorin holandez është edhe ai që drejtohet nag Joan Laporta. Pra, bëhet fjalë për Barcelonën, e cila edhe për shkak të Dumfries u eliminua nga edicioni i fundit i Champions League.

Dumfries ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh, e aktivizueshme deri më 15 korrik dhe e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, me pagesën që duhet bërë përmes një kësti të vetëm. Vendimi për të ndërruar agjent dhe kaluar nën menaxhimin e Jorge Mendes, gjithmonë shumë pranë klubit katalanas, mund të shihet pikërisht si një sinjal largimi i mundshëm nga Interi.

Përveç Barçës, duke vigjëluar është edhe Premier League. Interi, nga ana e tij, nuk do të dëshironte ta humbiste Dumfries, së bashku me një tjetër “senator” të ciklit të Inzaghit si Hakan Calhanoglu, por është i vetëdijshëm që pagesa e klauzolës mund të ndodhë nga momenti në moment. Barcelona dhe gjigantët e Premier League po e mendojnë këtë, Dumfries mund të largohet nga Interi.

Frikë tek Interi për Dumfries, aktivizohet klauzola e largimit prej 30 milionë eurosh

The post Tronditen zikaltrit, Barcelona po shqyrton pagesën e klauzolës së Dumfries. Ja të gjitha detajet appeared first on Telesport.