Kiko Casilla, ish-portieri i Real Madridit, rrëfeu në podcast-in “El After de Post United” përvojën e tij me Cristiano Ronaldon, në dhomën e zhveshjes së Real Madridit.
“Është një fenomen, një person supernjerëzor, që ndihmon edhe djalin e fundit që ngjitet nga akademia. I kërko çdo gjë dhe ai ta jep”, – tregoi portieri nga Tarragona, i cili gjatë karrierës luajti për Castilla, Espanyol, Cádiz, Cartagena, Leeds, Elche dhe Getafe.
Portieri nga Alcover kujtoi më tej: “Kur shkuam në SHBA për përgatitjet parasezonale, ai na bleu të gjithëve; stafit, fizioterapeutëve, rojeve të sigurisë…, iPhone e fundit të atij viti dhe ‘Apple Watch’. Ka detaje të tilla që nuk i tregon, sepse nuk ka kuptim t’i tregosh. Është një person që i pëlqen t’i falënderojë të gjithë ata që e rrethojnë”.
Ja “titujt” kryesorë që la Kiko Casilla në “El After de Post United”:
“Kur isha i vogël, dhoma ime ishte plot me postera të Casillas. Kur nisa të stërvitesha me Iker, për mua ishte një çmenduri”.
“Kur erdhi Zidane, me atë autoritet që ka pasur, Cristiano Ronaldo, Benzema…, të gjithë bënë një hap përpara për të mos e zhgënjyer”.
“Aura dhe ADN-ja madrilene janë të papërsëritshme. Sidomos në Champions, atje luhet me bindjen se duhet ta shtypësh kundërshtarin”.
The post Kiko Casilla zbulon Ronaldon “supernjerëzor” me historinë e iPhone te Real Madridi appeared first on Telesport.