Bayern Munich po luan kartat e tij të fundit për të tentuar të bindë Nico Williams. Klubi bavarez, kampion i Gjermanisë, do të donte të futej mes yllit spanjoll dhe Barcelonës, që prej më shumë se një viti e ndjek hap pas hapi.
Madje, në të vërtetë gjigantët bavarezë e kanë bërë këtë në mënyrë të fortë, duke vendosur mbi tavolinë një ofertë marramendëse, sipas “Sky Sports ES” prej 12 milionë eurosh pagë, plus 2 milionë euro në formë bonusesh.
Sipas asaj që sqaron “MARCA”, megjithatë, te Bayern Munich janë plotësisht të vetëdijshëm mbi dëshirën e Nico Williams për të shkuar te Barcelona. Për momentin nuk janë vërejtur bisedime mes lojtarit të lindur më 2002 dhe “Die Roten”, sepse anësori spanjoll e ka shprehur tashmë vullnetin e tij.
Tani, megjithatë, blaugranat duhet të përshpejtojnë për të paguar klauzolën e lirimit prej 62 milionë eurosh (përfshirë përshtatjen me IPC, indeksin e çmimeve të konsumit) për të mbyllur marrëveshjen dhe larguar bavarezët.
Klubi katalanas do të donte ta mbyllte transferimin brenda kësaj fundjave, por Nico Williams kërkon garanci për regjistrimin në La Liga dhe të shmangë një rast si ai i Dani Olmo. Gjithçka ndodh pak ditë përpara grumbullimit të Athletic Bilbao, që zotëron kartonin e spanjollit 22-vjeçar, i parashikuar për më 9 korrik. Mbetet për t’u parë nëse situata do të zhbllokohet në kohë apo nëse lojtari do të detyrohet të rikthehet në vendlindjen baske.
The post Bayerni bën çmenduri për Williams, i ofron pagë 12+2 milionëshe. Barça qesh, ai e ka vendosur tashmë appeared first on Telesport.