Rafael Leao mbyll thashethemet për të ardhmen, zbulon klubin e ëndrrave të tij

Rafael Leao i ka dhënë fund thashethemeve të merkatos se po largohet nga Milan këtë verë. Gjatë një transmetimi live në profilin e tij në TikTok, portugezi iu përgjigj një pyetjes se cili klub ishte ëndrra e tij.

Unë tashmë luaj në një nga klubet e ëndrrave të mia. Milani është një nga klubet e ëndrrave të mia“, ishin fjalët e qarta të numrit 10 të kuqezinjve, që zbulon kështu të ardhmen e tij.

Kështu, pas Hernandez dhe Reijnders, që u larguan nga Milan këtë verë, sulmuesi portugez ka vendosur të qëndrojnë në Milanello, duke i premtuar besnikëri Milan.

Rafael Leao pret të mësojë më shumë nga projekti i ri që ka ndërmend të nisë trajneri Massimiliano Allegri, ku shpreson të rikthehet në kohët e arta.

The post Rafael Leao mbyll thashethemet për të ardhmen, zbulon klubin e ëndrrave të tij appeared first on Telesport.