Monterrey dhe Sergio Ramos nuk arritën të shkonin më tej se 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube. Meksikanët u eliminuan nga turneu pasi humbën 2-1 kundër Borussia Dortmundit, me disa keqardhje për barazimin që e kishin aq pranë, që do ta kishte çuar ndeshjen në shtesë.
Ishin fare pranë barazimit pikërisht me mbrojtësin spanjoll 39-vjeçar, ish-lojtar i Real Madrid dhe PSG, i cili goditi me kokë “in extremis”, por topi doli jashtë për pak centimetra. Spanjolli mbeti i dëshpëruar, me duart në fytyrë dhe në kokë nga mosbesimi. Pas eliminimit, Sergio Ramos publikoi në rrjetet e tij sociale një mesazh falënderimi për mbështetjen e marrë gjatë turneut në SHBA, duke shkuar edhe më tej. Duke lënë të kuptohet diçka për të ardhmen e tij:
“Në nivel personal jam i zemëruar, por i kënaqur për atë që munda t’i jap skuadrës. Jam më i trishtuar, sepse ndoshta ishte paraqitja ime e fundit në një Botëror, por është në rregull kështu…”
Tani mbetet të shihet nëse, siç sugjeron vetë ai, kjo do të jetë me të vërtetë pjesëmarrja e tij e fundit në një kompeticion të tillë, apo nëse përkundrazi do të ketë ende kohë për ta parë Sergio Ramosin në fushë. Edhe pse mosha e tij duhet mbajtur parasysh.
The post Sergio Ramos: Jam i trishtuar, ndoshta ishte Botërori im i fundit. Megjithatë, është në rregull kështu… appeared first on Telesport.