A do ta përshëndesë Mike Maignan fanellën kuqezi apo do të qëndrojë deri në skadencë si portieri i fundit i madh i Milanit? Për momentin nuk dihet. Shkaku? Për momentin rinovimi i kontratës së tij është bllokuar, ndoshta përfundimisht, ndërsa nga ana tjetër nuk ka pasur oferta nga klubet e interesuara, që të konsideroheshin të pranueshme për profilin e tij.
Ideja e “Djallit” është që të përfitohen rreth 25 milionë euro, edhe pse një vit më parë portieri francez vlerësohej shumë më tepër. Vetëm se atëherë ishte në diskutim një marrëveshje për zgjatjen e mundshme të kontratës.
Nga ana tjetër, këto kanë qenë fjalët e Furlanit, pas qëllimit të Chelsea për të dërguar një ofertë prej rreth 20 milionë eurosh, përpara Kupës së Botës për Klube: “Ka pasur interes nga një klub anglez, por nuk u konsiderua i rëndësishëm. Mike është një lojtar i rëndësishëm për Milanin dhe ka qenë shumë korrekt, ashtu si ka qenë korrekt edhe agjenti i tij.
Kemi pasur hapje ndaj këtij interesimi, por në të njëjtën kohë nuk ka pasur nga ana e tyre (Maignan dhe agjenti) asnjë detyrim apo presion. Për të ardhmen në afat mesatar dhe të gjatë do të vendosin rezultatet”.
Me dy muaj merkato përpara është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë me të. Ka të ngjarë që vetë londinezët të rikthehen në garë në javët e ardhshme, edhe sepse ideja për ta marrë ka qenë dhe është ende e pranishme. Sot Mike Maignan mbush 30 vjeç.
The post Maignan, një vit larg përfundimit të kontratës me kuqezinjtë. Chelsea do të rikthehet për të appeared first on Telesport.