Bayern Munich është një nga klubet e mëdha që është përmendur për shumë emra të bujshëm në merkato, por deri tani nuk ka transferuar asnjë prej tyre. Së fundmi, sipas SunSports, klubi bavarez po interesohet për Marcus Rashford. Sulmuesi anglez është rikthyer te Manchester United, pas huazimit tek Aston Villa.
27-vjeçari nuk është në planet e Ruben Amorim, drejtuesit e Man. United janë të gatshëm të lejojnë largimin e tij vetëm për shifrën 45 milionë euro. Në anën tjetër, drejtuesit e klubit bavarez besojnë se Rashford është profili i duhur që ata po kërkojnë për të plotësuar linjën sulmuese përkrah emrave si Musiala, Olise dhe Kane.
Ndërkohë që mungon konfirmimi zyrtar, interesi i Bayernit për Rashford duket real dhe bisedimet mes palëve mund të nisin shumë shpejt. Gjithçka do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen negociatat dhe nga gatishmëria e lojtarit për t’u transferuar drejt Bundesligës. Tashmë nuk është më sekret, dëshira e Marcus Rashford, e thënë edhe publikisht prej tij, është të transferohet te Barcelona, por vështirë se klubi katalanas mund të pranojë të paguajë 45 milionë euro për të, ndryshe nga Bayern, i cili nuk ka probleme me financat.
The post Marcus Rashford është me shumë fat, anglezi drejt transferimit te gjiganti i Europës, i cili po na habit me merkaton e kësaj vere appeared first on Telesport.