Jadon Sancho drejt Serisë A, bisedime pozitive mes dy palëve

Pasi ka siguruar Jonathan David, ku kanadezi do vijë si lojtar i lirë, Juventus ka nisur nga puna për të arritur një tjetër objektiv në këtë merkato verore. “Sky Sport Italia” raporton se Juventus po ndjek nga afër situatën e Jadon Sancho, i cili pas huazimit te Chelsea, është rikthyer sërish te Manchester United.

Anglezi nuk është në planet e Ruben Amorim, ndaj duhet të gjejë një ekip të ri. Sipas raportimit në fjalë, ka pasur bisedime pozitive mes Juventusit dhe përfaqësuesve të lojtarit, por mungon ende marrëveshja mes klubeve.

Manchester United është i interesuar për një shitje përfundimtare të lojtarit, ndërsa Juventus nga ana tjetër kërkon huazim me të drejtë blerjeje. Gjithsesi ditët në vijim pritet të ketë bisedime konkrete mes dy klubeve, por Jadon Sancho është një nga objektivat kryesor të bardhezinjve në këtë merkato dhe drejtuesit e Juventusit do bëjnë maksimumin për transferimin e tij.

The post Jadon Sancho drejt Serisë A, bisedime pozitive mes dy palëve appeared first on Telesport.