“Juve duhet të mësojë të fitojë përsëri. Vlahovic? Nuk flas për individët”

“Natyrisht është një zhgënjim, sepse klubi shpresonte të shkonte më larg. Veçanërisht në pjesën e parë, ekipi tregoi cilësi. Në klub po mësoj shumë, edhe duke vëzhguar punën e të tjerëve”. Kështu u shpreh Damien Comolli, drejtori bardhezi, pas ndeshjes kundër Real Madridit, në 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube,

Për çfarë ju shërbeu ky kompeticion në SHBA?
Kemi mësuar shumë nga kjo eksperiencë, edhe si klub, në aspektin e performances, në një nivel kaq të lartë.

Ku ka më shumë nevojë për ndërhyrje?
Ekziston një bazë shumë e fortë dhe lojtarë shumë të vlefshëm, të cilët duhet të kuptojnë se mund të fitojnë. Ne si klub kemi nevojë të mësojmë përsëri të fitojmë. Do të përpiqemi ta përmirësojmë ekipin në merkato, por si lojtarët që do të vijnë, edhe ata që do të qëndrojnë, duhet të kuptojnë se kanë aftësitë për të fituar. Jam i bindur 100% për këtë.

A ke një mesazh për Vlahovic dhe rastet e tjera të ndjeshme?
Nuk është momenti për të folur për individët. Tani ka vetëm zhgënjim për humbjen. Bazamenti ynë i përditshëm është përmirësimi i ekipit dhe i lojtarëve.

The post “Juve duhet të mësojë të fitojë përsëri. Vlahovic? Nuk flas për individët” appeared first on Telesport.