Leverkusen zyrtarizon transferimin e yllit nga Liverpool, në fundjavë vjen edhe mesfushori nga PSV

Pas largimit të mjaft yjeve, skuadra e Bayer Leverkusen nga nisur nga puna për ndërtimin e një ekipi të ri dhe konkurrues. Siç dihet, sezonin e ri klubi gjerman do të drejtohet nga Erik ten Hag.

Skuadra gjermane zyrtarizoi nënshkrimin me mbrojtësin Jarell Quansah nga Liverpool, në një marrëveshje me vlerë deri në 35 milionë euro (5 prej tyre janë bonuse).

Liverpool e vlerëson shumë Quansah, gjë që dëshmohet nga roli i tij kryesor në suksesin e Anglisë U21 në Kampionatin Evropian. Për këtë arsye, “reds” kanë vendosur një klauzolë riblerjeje në marrëveshje për një tarifë të paracaktuar.

Një tjetër përforcim që do të vijë në fundjavë është ai i Malik Tillman. Mesfushori me tipare sulmuesi luan me PSV. Sipas “The Athletic”, gjermanët janë gati të paguajnë 40 milionë euro te PSV për të sjellë Tillman në BayArena.

The post Leverkusen zyrtarizon transferimin e yllit nga Liverpool, në fundjavë vjen edhe mesfushori nga PSV appeared first on Telesport.