Atletico Madrid zyrtarizon blerjen e parë, vjen talenti 22-vjeçar nga Serie A

Skuadra e Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e Matteo Ruggeri nga Atalanta. 22-vjeçari italian kishte kohë që kishte përfunduar në listën e emrave për të forcuar sektorin e majtë të mbrojtjes.

Ruggeri ka luajtur 4 sezonet e fundit në Serie A, ku në 124 ndeshje realizoi edhe dy gola. Ai është pjesë edhe e kombëtares U-21, ndërkohë që me Atalanta fitoi Europa League një vit më parë.

Trajneri Diego Simeone e vlerëson shkathtësinë e lojtarit, i cili përdoret gjithashtu në mesfushë. Ai firmosi një kontratë deri në vitin 2030 me “colchoneros”, ndërkohë që Atalanta përfitoi 20 milionë euro nga ky transferim.

The post Atletico Madrid zyrtarizon blerjen e parë, vjen talenti 22-vjeçar nga Serie A appeared first on Telesport.