Juventus është duke lëvizur shumë në këto ditë transferimesh. Pas mbylljes së marrëveshjes me David, klubi bardhezi është gati të marrë seriozisht një tjetër nënshkrim: Jadon Sancho.
Anësori në pronësi të Manchester United (i huazuar te Chelsea sezonin e kaluar), është shumë i njohur për trajnerin Igor Tudor. Mediat sqarojnë se Juventus është gati të paguajë 25 milionë euro për ta rrëmbyer atë nga “Djajtë e Kuq”.
Anglezi ishte ndër protagonistët e fitores së ekipit të Maresca në Conference League, por tani që 25-vjeçari është rikthyer në Manchester, por ai nuk duket se është pjesë e planeve të trajnerit Amorim.
Juventus po përpiqet të përfshihet me një ofertë prej 25 milionë eurosh për Manchester United, ndërsa çështja e pagës së tij është ende për t’u zgjidhur me lojtarin që fiton një pagë prej rreth 15 milionë euro në vit.
Sancho, një lojtar premtues në futbollin britanik, u transferua nga Borussia Dortmund te Manchester United për shumën marramendëse prej 85 milionë eurosh në vitin 2021. Por, në “Old Trafford” ai nuk arriti të linte gjurmë.
Juventus mund të jetë një mundësi për një rinisje, kontaktet kanë filluar dhe bardhezinjtë po bëjnë presion mbi anglezët.
The post Juventus mjaft aktiv në merkato, bardhezinjtë bëjnë gati ofertën e parë për Jadon Sancho, ja shifra appeared first on Telesport.