Zoff: Më pëlqen Tudor. Vendi i 4-t si objektiv për Juventusin? Më vijnë të dridhura…

Dino Zoff, në moshën 83-vjeçare, ende e ruan një pasion të madh për Juventusin, dhe nuk mund të ishte ndryshe. Gjatë një interviste për “Corriere dello Sport”, ai foli kështu për momentin e bardhezinjve:

“Kisha parë përsëri njëfarë soliditeti, atë lëkurë të fortë të ‘Zonjës së Vjetër’, por ndeshja ndaj Manchester City nuk ishte shumë inkurajuese. Kishin rregulluar shumë gjëra ndaj Real Madridit, luajtën gati si të barabartë, por goli bëri diferencën. Më pëlqen Tudor, hyri në garë dhe rregulloi atë që duhej rregulluar. Kam dëgjuar që kërkonin trajnerë të tjerë, nuk e kuptoja arsyen. I kishin kërkuar të arrinte vendin e katërt dhe ja ku është, skuadra e ndjek, tifozët e duan. Bëjnë mirë që e mbajnë”.

A mendoni se Juventusi ka ambicie?
Duhet të ketë. Kur dëgjoj të flitet për objektiv vendin e katërt, më vijnë të dridhura. Më duket e çuditshme, e kuptoj që kanë qenë vite të vështira, por nuk mund të shkatërrosh ADN-në e një klubi. Dhe ajo e Juves flet për fitore, aty nuk luhet thjesht për të marrë pjesë.

Çfarë nuk shkoi me Thiago Motta?
Mbizotëronte pak konfuzioni. Kur trajneri ndryshon kaq shumë formacionin, ka diçka që nuk shkon. Për ndeshjen kundër Real Madridit unë do të mbështetesha te lojtarët e talentuar. Këto janë ndeshje ku kampionët si Kenan Yildiz duhet të ndezin dritën e tyre.

The post Zoff: Më pëlqen Tudor. Vendi i 4-t si objektiv për Juventusin? Më vijnë të dridhura… appeared first on Telesport.