Këngëtarja Anisa Veseli, një nga personazhet më të përfolur të edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, ka reflektuar së fundmi për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme dhe për atë që e ka pritur pas daljes.
E ftuar në një intervistë për “Onima”, Anisa ka folur hapur për emocionet, presionin, dhe sfidat që i ka sjellë pjesëmarrja në reality shou.
“Ka qenë aventurë për mua”, u shpreh ajo, duke e përshkruar pjesëmarrjen në Big Brother si një hap të guximshëm në jetën e saj.

“Kam dëshirë të testoj veten në gjëra. Me e sfidu veten. Si eksperiencë është shumë interesant. Brenda ka qenë shumë presion, por tani që kam dalë, kur e mendoj, është shumë interesant. I shikoj videot ndonjëherë”, tha Anisa me një buzëqeshje, duke treguar se pavarësisht vështirësive, ruan kujtime të veçanta nga ajo periudhë.
Megjithatë, pas daljes nga formati, këngëtarja përballet me një realitet tjetër – atë të mosbesimit nga njerëzit.
“Llugë ka qenë prej pas Bigut, puna e rrëfimit që e kam bërë, njerëzit nuk kanë besuar”, tha ajo.
Deklaratat e Anisës vijnë në një kohë kur shumë ish-banorë të BBVIP kanë ndarë hapur përjetimet e tyre pas daljes nga formati, shpesh duke folur për presionin publik, paragjykimet dhe sfidat personale që vijnë bashkë me famën. Për Anisën, duket se rrugëtimi në reality shou ka qenë një shkollë me shumë mësime, por edhe me zhgënjime.