Pep Guardiola mendon se është ende shumë herët për të thënë nëse Manchester City do të rikthehet në garë për trofetë e mëdha sezonin e ardhshëm. Shpresat e City për të përdorur Kupën e Botës për Klube si një ringjallje pas një sezoni zhgënjyes përfunduan para kohe.
Skuadra angleze u eliminua nga rivalët arabë të Al-Hilal, duke mos shkuar dot në çerekfinale. Me nënshkrimet e reja, që tërhoqën vëmendjen në një fazë mbresëlënëse të grupeve, që kulmoi me një fitore shkatërruese 5-2 ndaj Juventus, City dukej se kishte kthyer një shpresë.
Problemet e vjetra mbrojtëse u rikthyen, ndërsa Al-Hilal fitoi 4-3 pas kohës shtesë. “Nuk e di se si do të jetë sezoni i ri. Është shumë herët për të thënë diçka konkrete, por pashë shumë, shumë gjëra të mira që nuk i kisha parë në të kaluarën, veçanërisht nga vendi ku ishim”, tha Guardiola.
“Marrëdhënia midis lojtarëve dhe kapitenëve tanë ndihmon shumë, si dhe stafit të ekipit. Është e trishtueshme që u eliminuam sepse ndjeva se ishim të lumtur këtu. Seancat stërvitore kishin qenë vërtet, të mira. Të gjitha. Por niveli në këto gara, Kupa e Botës për Klube është i lartë”, deklaroi Pep Guardiola.
The post Guardiola: Është ende herët për të kuptuar nëse City do të duelojë për titull appeared first on Telesport.