Një epokë mbaron, një tjetër fillon. Kepa Arrizabalaga i tha lamtumirë Chelsea, me një mesazh prekës në rrjetet sociale, përpara se të kalonte te rivalët londinezë, Arsenal. Marrëveshja është mbyllur dhe portieri spanjoll do të veshë fanellën e “Topçinjve” për një shifër prej 5 milionë stërlinash.
Kepa kishte dy sezone që nuk luante për Chelsea, pasi ka qenë i huazuar fillimisht te Real Madrid dhe sezonin e fundit te Bournemouth. Gjithsesi, ai ka mjaft përvojë në Premier League dhe Europë, pasi ka fituar dy Champions League me “blutë” e Londrës dhe “los blancos”.
Në postimin e tij, Kepa shprehu gjithë mirënjohjen dhe lidhjen e tij të thellë me klubin e Stamford Bridge: “Faleminderit Chelsea. Pas shtatë vitesh të paharrueshme, ka ardhur koha për të mbyllur një kapitull shumë të veçantë në jetën time. Chelsea ishte shtëpia ime, familja ime dhe vendi ku u rrita si futbollist dhe si person”.
“Tani fillon një kapitull i ri, të cilin e përballoj me të njëjtin pasion dhe përkushtim si gjithmonë dhe largohem me një zemër plot mirënjohje. Me dashuri dhe respekt, Kepa Arrizabalaga“. Arsenali siguron një portier me përvojë, gati të vihet në sprovë për ekipin e tij të ri.
The post Arsenal siguron portierin me përvojë, ka fituar dy Champions me Chelsea dhe Real Madrid appeared first on Telesport.