Presidentja sot i takon liderët e partive politike

 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot do t’i takojë liderët e partive politike.

Takimet nisin nga ora 10:00 dhe zgjasin deri në ora 16:00.

Shefja e shtetit fillimisht do ta takojë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin.

Ajo më pas në takim e pret të parin e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së Lumir Abdixhiku si dhe Ramush Haradinajn, kreun e AAK-së.

Osmani, Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn do t’i takojë veç e veç.

Këto takime të presidentes janë si përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës.

Deri më tani janë mbajtur 40 seanca por pa arritur të konstituohet Parlamenti i Kosovës.

Vjosa Osmani, ndër të tjera është shprehur e gatshme që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë lidhur me vendimin e fundit, që përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve./

The post Presidentja sot i takon liderët e partive politike appeared first on Kosovapost.net.