Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli, foli për DAZN pas humbjes 1-0 ndaj Real Madridit, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 finale të Botërorit për Klube: “Kemi jo pak hidhërim për këtë humbje. Kishim një mundësi që në fillim të ndeshjes, mund ta menaxhonim më mirë. Gjithsesi, sot treguam një shpirt të madh, të gjithë, duke nisur nga sulmuesit që bënin presion menjëherë. Ky është shpirti i skuadrës që duhet ta kemi gjithmonë, edhe pse është për të ardhur keq që dolëm nga gara”.
Si e shikon sezonin dhe Botërorin për Klube?
E kemi arritur një objektiv këtë sezon, që ishte kualifikimi në Champions League. Sa i përket Botërorit, bëmë një paraqitje mjaft të mirë, përveç asaj ndeshjeje të keqe ndaj City. Dalim nga ky kompeticion me ndërgjegjen se e kemi luajtur ndeshjen e fundit si të barabartë ndaj Realit.
Sa i mungon Juventusit për të arritur nivelin e skuadrave si Real Madridi?
Çdo herë duhet të jemi të kthjellët. Ata, nga ana individuale, janë më të fortë. Sidoqoftë, me punën në grup mund të arrijmë më shumë, siç ndodhi sot. Niveli individual është ai që është, por aty ku nuk arrijmë me individualitetet, duhet ta kompensojmë me punë skuadre.
The post Locatelli: Real Madridi është më i fortë, por treguam shpirtin që duhet ta kemi gjithmonë appeared first on Telesport.