Xabi Alonso lëvdon Garcia: Fantastik, gjendet në vendin e duhur dhe momentin e duhur

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, foli për mediat pas fitores 1-0 kundër Juventusit, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 finale të Botërorit për Klube, e zhvilluar në SHBA. Në prononcimin e tij për DAZN, Alonso u shpreh i kënaqur me fitoren dhe kalimin e turit:

“Jemi shumë të kënaqur me rezultatin, me paraqitjen dhe me faktin që arritëm të kalojmë turin. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, e dinim që Juventusi do të na vendoste në vështirësi dhe ashtu ndodhi në 15 minutat e para, kur na u desh të përshtateshim dhe të merrnim masat. E pashë që na mungonte kompaktësia në mesfushë dhe i kërkova skuadrës të qëndronte më e bashkuar në qendër dhe të kërkonte hapësira në krahë, aty ku mund t’i bënim keq Juventusit. Jam i lumtur që djemtë e zbatuan mirë planin taktik dhe arritëm ta menaxhonim avantazhin”.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti që thotë "Emirates FLYBETTER FLY BETTER Emirates வடட ት 30 生母"

Për Gonzalo Garcia, autorin e golit vendimtar: “Fantastik. Ka instinktin e vërtetë të një sulmuesi. Ishte aty ku duhej të ishte, në vendin e duhur në momentin e duhur. Nuk është vetëm çështje fati, është diçka që e ka brenda, një ndjesi e veçantë për të parashikuar ku do të shkojë topi. Ka merita të mëdha për fitoren tonë sonte”.

Për gjendjen e Kylian Mbappé: “Nuk ishte në formën e tij më të mirë sonte, nuk ishte 100%. Vendosëm të mos e rrezikonim më shumë sesa duhej. Kylian e di sa i rëndësishëm është për ne dhe jam i bindur që do të rikuperohet plotësisht për ndeshjet e ardhshme. Na pret një përballje e fortë në çerekfinale, do të kemi nevojë për të në formën më të mirë”.

Alonso përfundoi duke falënderuar tifozët madrilenë që kishin udhëtuar për të mbështetur skuadrën në SHBA dhe theksoi se skuadra e tij ka potencial të madh për t’i shkuar deri në fund kompeticionit.

The post Xabi Alonso lëvdon Garcia: Fantastik, gjendet në vendin e duhur dhe momentin e duhur appeared first on Telesport.