Aksident në Polac të Skenderajt, katër të lënduar

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të martën.

Pamjet e siguruara nga Klankosova.tv tregojnë se në përplasjen e rëndë janë përfshirë tri vetura, ndërsa njëra prej tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një livadh.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje.