Manchester United zyrtarizon 3 largimet e para, 5 të tjerë janë duke bërë gati valixhet

Christian Eriksen, Jonny Evans dhe Victor Lindelof, nga sot nuk janë më lojtarë të Manchester United. Kontratat e tyre janë mbyllur zyrtarisht më 30 qershor.

Lindelof do të lërë “djajtë e kuq” pas 8 vitesh. Konfirmimi i largimit të tij erdhi si nga klubi ashtu dhe lojtari, por ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i 30-vjeçarit.

Evans, 37 vjeç, është tërhequr nga futbollit dhe nga sot do të marrë një rol drejtuesi brenda klubit anglez. Ai do të qëndrojë duke punuar si drejtues i huazimeve. E njëjta situatë edhe me Eriksen, që nuk dihet se ku do të luajë.

Ndërkohë, situate është e paqartë për shumë futbollistë të tjerë. Tyrell Malacia është ndër lojtarët e Manchester United ende në shitje, që klubi po përpiqet t’i largojë këtë verë.

Mbrojtësi holandez kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te PSV, ku ishte pjesë e një skuadre që fitoi titullin e Eredivisie.25-vjeçari u konsiderua i tepërt për kërkesat në “Old Trafford” dhe besohet se do të jetë në shitje këtë verë.

Edhe Marcus Rashford, i rikthyer gjithashtu nga huazimi, është i disponueshëm për 40 milionë stërlina këtë verë, ndërsa ka pasiguri rreth të ardhmes së Alejandro Garnacho dhe Antony.

United gjithashtu do të preferonte një shitje të përhershme të Jadon Sancho, të cilin klubi supozohet se e vlerëson rreth 25 milionë stërlina.

The post Manchester United zyrtarizon 3 largimet e para, 5 të tjerë janë duke bërë gati valixhet appeared first on Telesport.