Simon Rolfes, drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, në një intervistë të gjatë dhënë për “Kölner Stadt-Anzeiger”, foli kështu rreth interesimit të Milanit për Granit Xhakën: “Ne mbetemi të përqendruar te faktet. Ndonjëherë kjo ndihmon në botën e sotme.
Janë bërë shumë spekulime për një kalim të supozuar të tij te Milani, por nuk ka pasur asnjë negociatë. Pas ndeshjes së fundit të sezonit në Mainz i thashë Granitit se mbetet një lojtar i rëndësishëm për ne. Kjo qasje e jona nuk ka ndryshuar”.
Granit Xhaka, mesfushor kosovar, i lindur më 1992, është i njohur për vizionin e tij të lojës, pasimet e gjata të sakta dhe goditjen e fuqishme. Karrierën profesionale e nisi te Baseli, ku fitoi dy kampionate zvicerane (2010-11, 2011-12) dhe një Kupë të Zvicrës (2011-12), duke u afirmuar si një talent i ri.
Më 2012 kaloi te Borussia Mönchengladbach në Bundesliga, ku luajti 140 ndeshje në 4 sezone dhe u bë shtyllë e mesfushës. Hapi i madh erdhi më 2016, me kalimin tek Arsenali në Premier League. Në 7 vitet në Londër zhvilloi 373 ndeshje, shënoi 23 gola dhe fitoi dy “FA Cup” (2017, 2020) dhe dy “Community Shield” (2017, 2020), duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Në vitin 2023 u rikthye në Bundesliga me Bayer Leverkusen, ku pati menjëherë ndikim të madh, duke kontribuar në fitoren historike të kampionatit gjerman në sezonin 2023-2024. Ai është gjithashtu lider dhe shtyllë e kombëtares së Zvicrës, me mbi 130 paraqitje dhe shiritin e kapitenit.
The post Xhaka i largohet Milanit? Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen: Për ne është një lojtar i rëndësishëm appeared first on Telesport.