“Pas nëntë muajsh larg futbollit, jam kthyer dhe jam gati për të luajtur. Jam në dispozicion të trajnerit”. Këto janë fjalët e Dani Carvajal, që rikthehet pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit. NJë emër i rëndësishëm për Real Madrid.
Një deklaratë e shkurtër dhe koncize, por jashtëzakonisht e fuqishme dhe e rëndësishme. Trajneri Xabi Alonso do të ketë kështu një flamur të vërtetë të klubit në dispozicion të tij, të dobishëm si në fushë, por edhe për të nisur kursin e ri në krye të “los blancos”.
Carvajal u lëndua më 5 tetor 2024, data në të cilën ishin çarë si ligamentet e kryqëzuara ashtu edhe ato kolaterale, pa harruar meniskun e këputur. Një dëmtim i tmerrshëm që nuk e ka lejuar të luajë.
Disa muaj më parë, lojtari 33-vjeçar kishte përjetuar një nga periudhat më të mira të karrierës së tij, duke ngritur në qiell trofetë e La Liga dhe Champions League, por dëmtimi prishi planet.
Sidoqoftë, mbrojtësi i djathtë është gati të rikthehet në fushë, ku do të udhëhiqet nga Xabi Alonso, ish-shoku i tij i skuadrës te Real kur ky i fundit luante ende futboll. Një arsye tjetër për të imagjinuar një simbiozë që mund të ndihmojë edhe elementët e tjerë të skuadrës.
The post Xabi Alonso gjen liderin e duhur te Real, pas 9 muajsh rikthehet nga dëmtimi kapiteni appeared first on Telesport.