Lautaro, shumë i ashpër pas Inter-Fluminense: Kush nuk dëshiron të qëndrojë, të thotë mirupafshim…

Aventura e Interit në Kupën e Botës për Klube u mbyll në fazën e 1/8-ave të finales. Zikaltërit u mposhtën 2-0 nga Fluminense dhe, për rrjedhojë, janë të detyruar ta përshëndesin turneun ndërkombëtar në tokën amerikane.

Në fund të ndeshjes foli Lautaro Martinez, i cili gjatë lojës goditi një shtyllë kur rezultati ishte 0-1. Sulmuesi dhe kapiteni i Interit përdori fjalë shumë të forta ndaj grupit të skuadrës zikaltër.

“KUSH NUK DO TË QËNDROJË, MIRUPAFSHIM”
“Unë nuk dua të humbas. Tani dua të them një gjë: këtu duhet të duash të qëndrosh. E kuptuat? Sepse këtu luftohet për objektiva. Mesazhi është i qartë: kush do të qëndrojë, le të qëndrojë; kush do të largohet, le të largohet. Ne këtu japim gjithçka, unë pashë shumë gjëra që nuk më pëlqyen. Jam kapiteni dhe dua të vazhdoj të qëndroj lart. Mesazhi është i qartë. Kush nuk do të qëndrojë, mirupafshim”, – deklaroi kapiteni i Interit për DAZN.

“PËR TË QËNDUAR LART DUHET TË KEMI VULLNET”
“Mesazhi duhet të jetë i qartë: kush do të qëndrojë, duhet të qëndrojë, kush nuk do të qëndrojë duhet të largohet. Dua të luftoj për objektiva të rëndësishëm, kjo është një fanellë e rëndësishme dhe ky duhet të jetë mesazhi. Për të qëndruar lart dhe për të sjellë trofe, duhet të kemi vullnet, ky është mesazhi”, – shtoi kapiteni zikaltër.

The post Lautaro, shumë i ashpër pas Inter-Fluminense: Kush nuk dëshiron të qëndrojë, të thotë mirupafshim… appeared first on Telesport.