“Unë nuk i kam braktisur institucionet. Punoj në Jarinjë në institucionet e Kosovës dhe kam vendosur të qëndroj dhe të punoj”, deklaroi ai, duke shtuar se pas vendimit për të qëndruar në vendin e punës ka përjetuar ndërlidhje dhe presione të ndryshme që e bëjnë të ndjehet i pasigurt për të shkuar në Serbi.
Ai tha se aktualisht është serbi i vetëm që vazhdon të punojë në pikëkalimin kufitar në Jarinë.
“Unë as që e kam dëgjuar Listën Serbe, sepse as nuk më kanë punësuar e as që më kanë thirrur të braktis punën”, theksoi ai.
“Jo, nuk është spontane. Dihet këtu kush dirigjon dhe kush i bën këto gjëra”, u përgjigj ai prerë, duke lënë të kuptohet se Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar qëndrojnë pas organizimit të bojkotit.
Deklaratat e tij hapin sërish çështjen e ndikimit politik të Listës Serbe në pjesën veriore të Kosovës dhe trajtojnë frikën e individëve që zgjedhin të mos ndjekin direktivat e saj./Telegrafi/
The post Serbi në veri kundër Listës Serbe: Kam presion por nuk e kam lënë punën në institucionet e Kosovës appeared first on Kosovapost.net.