Egli Tako provokon me stilin unik

Egli Tako ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje tejet ndryshe dhe plot stil.

E veshur me çizme të arta, xhinse të shkurtër dhe një crop top të verdhë, Egli ka pozuar para një pompe karburanti, duke sjellë një pamje me stil “cowgirl moderne” që nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit.

Me flokët e gjata dhe kapelen karakteristike, ajo ka përçuar vetëbesim dhe origjinalitet, ndërsa fotot kanë marrë menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale.

Egli Tako di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes dhe këtë herë, ka befasuar me një stil që e dallon nga të tjerat.