Harry Kane karikon Bayern para sfidës me PSG: Jemi në të njëjtin nivel me kampionët e Europës

Harry Kane shënoi dy herë për të çuar Bayern Munich në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube. Sulmuesi anglez ishte protagonist në fitoren 4-2 të skuadrës gjermane ndaj Flamengo.

Ishte e vështirë, një ndeshje e vështirë. Gjithsesi, mendoj se luajtëm një ndeshje të mirë. Sa herë që mendonim se kishte mbaruar, ata u rikthyen në lojë“, tha Harry Kane për Dazn.

Ishte shumë e vështirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Goli i katërt ishte shumë i rëndësishëm për ne, pasi i bëri 10 minutat e fundit pak më të lehta“, deklaroi sulmuesi anglez.

Tani sfida me PSG-në: “Do të jetë një tjetër ndeshje e jashtëzakonshme. PSG ka pasur një sezon të shkëlqyer, ata janë kampionët e Europës”.

Duhet ta përballojmë ndeshjen me shumë energji, sepse do të jetë shumë e vështirë. Jemi të sigurt në forcat tona dhe mendoj se jemi në të njëjtin nivel me ta”, deklaroi Harry Kane.

The post Harry Kane karikon Bayern para sfidës me PSG: Jemi në të njëjtin nivel me kampionët e Europës appeared first on Telesport.