Skuadra e Real Madrid përgatitet për sfidën me Juventus në Botërorin për klube. Skuadra “los blancos” është favorite, por nga ana tjetër klubi mendon edhe për merkato.
Një nga çështjet që po merr jetë ditët e fundit është rinovimi i kontratës së sulmuesit brazilian Vinicius Jr. është vetë lojtari që para kësaj sfide me bardhezinjtë foli gjithashtu për të ardhmen e tij.
“Kontrata ime me Real Madrid skadon në vitin 2027, por shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite të tjera. Ky është klubi i jetës sime“, tha Vinicius Jr.
Një mesazh i qartë ky që sulmuesi 24-vjeçar ka por klubin madrilen. Në 319 ndeshje zyrtare me fanellën “los blancos” ai ka realizuar 106 gola.
The post I skadon kontrata pas dy vitesh, Vinicius mesazh Real Madrid për të ardhmen appeared first on Telesport.