Skuadra e Torinos do të jetë destinacioni i ri për mbrojtësin shqiptar Adrian Ismajli. Lajmi është konfirmuar nga “sportmediaset”, që sqaron së marrëveshja do të bëhet publike pas datës 1 korrik.
Mbrojtësi 28-vjeçar shqiptar do të transferohet si një lojtar i lirë, pasi sot skadon kontrata e tij me Empoli. Me këtë ekip, Ismajli luajti në 4 sezonet e fundit në Serie A, ku u aktivizua në 104 ndeshje.
Në Serie A ai ka luajtur fillimisht me Spezia, ndërkohë që tani aventura e tij do të vijojë me klubin “granata”. Së fundi, ekipi i Torino ka zgjedhur edhe trajnerin e ri, që do të jetë Marco Baroni.
Për Ismajli ishin interesuar disa ekipe të Serie A, por duket se Torino u tregua më e gatshme për ta marrë. Palët kanë arritur marrëveshjen dhe për Adrian Ismajli nis kështu një kapitull i ri në karrierën e tij.
The post Adrian Ismajli qëndron në Serie A, mbrojtësi kuqezi firmos për skuadrën e Torino appeared first on Telesport.