Vandalizohet sërish murali i Nico Williams në Bilbao: Ik, ne do ta mbrojmë stemën tonë përgjithmonë

Largimi i Nico Williams nga Athletic Club duket tashmë i pashmangshëm, me Barcelonën gati ta mirëpresë në Katalonjë. Por në Bilbao, largimi i mundshëm i talentit spanjoll po ushqen tensione gjithnjë e më të mëdha mes tifozëve dhe lojtarit. Ditët e fundit, një mural i dedikuar Nico-s është bërë shënjestër e dy akteve vandalizmi, simbol i një krisjeje emocionale gjithnjë e më të dukshme.

Episodi i parë ndodhi në fillim të javës, kur murali u dëmtua nga persona të panjohur. Pas restaurimit nga disa mbështetës të lojtarit, vepra u vandalizua sërish me një mesazh të qartë: “Nico, ik. Ne do ta mbrojmë stemën tonë përgjithmonë”.

Fjalë të ashpra, që pasqyrojnë pakënaqësinë e një pjese të tifozërisë baske, e cila nuk e pranon idenë që një nga simbolet e ekipit të kalojë te një klub rival si Barcelona. Ka reaguar edhe vëllai i madh, Iñaki Williams, i zemëruar për atë që ka ndodhur dhe i zhgënjyer nga klima armiqësore që është krijuar rreth figurës së Nico.

Ndërkohë, në frontin e merkatos, Barça vazhdon të shtyjë përpara. Klauzola e tij prej 60 milionë eurosh është e përballueshme, por klubi katalanas po punon ende për t’i mbyllur detajet financiare të operacionit. Këtë e raporton “Mundo Deportivo”.

The post Vandalizohet sërish murali i Nico Williams në Bilbao: Ik, ne do ta mbrojmë stemën tonë përgjithmonë appeared first on Telesport.