Mascherano e pranon: Kundër kësaj PSG-je është e vështirë edhe për Messin

Kundër kësaj PSG-je ka shumë pak për të bërë. Këtë e di mirë Javier Mascherano, trajneri i Inter Miami, që pa skuadrën e tij të mposhtej nga parizienët me rezultatin 4-0, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 finale të Botërorit për Klube. Më poshtë janë deklaratat e tij, të dhëna për mikrofonat e DAZN:

“PSG është një skuadër e madhe. Do të shohim nëse do të arrijë të qëndrojë gjatë në këtë nivel, por sot tregoi cilësi, ka një trajner të shkëlqyer. Nuk ndalem tek raporti që kam me të. Shpresoj që, ashtu si Barcelona, të luajë gjatë në këtë nivel. Do ta shohim me kohën”.

Për paraqitjen e Messit, një prej protagonistëve më të shumëpritur, pasi përballej me ish-skuadrën e tij të fundit në Europë, shtoi: “Mendoj se Leo bëri një ndeshje shumë të mirë, me ato pak raste që patëm. Në pjesën e dytë luajtëm më shumë në kundërsulm. Tani, në moshën 38-vjeçare, është nder ta stërvis. Sidoqoftë, kundër një PSG-je të këtij niveli, është e vështirë edhe për Messin”.

The post Mascherano e pranon: Kundër kësaj PSG-je është e vështirë edhe për Messin appeared first on Telesport.