Portali i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar renditjen e 10 sulmuesve më të kushtueshëm të Serie A, të radhitur sipas vlerës së kartonit të tyre në treg, bazuar në përditësimet më të fundit.
Në krye të klasifikimit janë dy lojtarë të Interit: Lautaro Martinez, me vlerën prej 95 milionë euro, dhe bashkësulmuesi i tij i besuar, Marcus Thuram, që vlen 75 milionë euro. Në listë ndodhet edhe një tjetër zikaltër, i riu Francesco Pio Esposito, i cili në moshën 19-vjeçare ka arritur tashmë një vlerë prej 25 milionë eurosh.
I treti në renditje dhe italiani i parë është qendërsulmuesi i Fiorentinës, Moise Kean, që vlen 50 milionë euro, pesë më shumë se i katërti në listë, sulmuesi i Atalantës, Mateo Retegui.
Klasifikimi i plotë i sulmuesve më të shtrenjtë të Serie A:
Lautaro Martinez (Inter, 27 vjeç): 95 milionë euro
Marcus Thuram (Inter, 27 vjeç): 75 milionë euro
Moise Kean (Fiorentina, 25 vjeç): 50 milionë euro
Mateo Retegui (Atalanta, 26 vjeç): 45 milionë euro
Santiago Castro (Bologna, 20 vjeç): 35 milionë euro
Dusan Vlahovic (Juventus, 25 vjeç): 35 milionë euro
Santiago Gimenez (Milan, 24 vjeç): 30 milionë euro
Kolo Muani (Juventus, 26 vjeç): 30 milionë euro
Artem Dovbyk (Roma, 27 vjeç): 30 milionë euro
Francesco Pio Esposito (Inter, 19 vjeç): 25 milionë euro
Taty Castellanos (Lazio, 26 vjeç): 25 milionë euro
The post Sulmuesit më të shtrenjtë të Serie A, kryeson Lautaro Martinez afër 100 milionëve appeared first on Telesport.