Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka thënë se Grupi Parlamentar i PDK-së i kanë sjellë torte deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq me rastin e ditëlindjes së tij.
Ai në Facebook ka thënë se torta është sjellë përmes një asistenti/këshilltarit të Grupit Parlamentar të PDK-së.
Zyba ka thënë se kjo ishte “befasia” e kësaj seance.
“Befasia e seancës së sotme nuk ishte mosvotimi nga ana e opozitës, por ‘befasia’ që grupi parlamentar i PDK-së i kishin bërë deputetit të Listë serbe, Slavko Simiq, për ditëlindjen e tij. Tortja për të erdhi përmes një asistenti/këshilltari të grupit parlamentar të këtij subjekti. Për detajet e festës është mirë të na tregojë vet kjo parti, PDK”, ka shkruar Zyba.
Të dielën ka dështuar përpjekja e 39-të e konstituimit të Kuvendit.
Më 13 qershor Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur aktakuzë ndaj Simiq dhe një personi tjetër për sulmet ndaj gazetarëve në vitin 2023 në Leposaviq.
The post Zyba: PDK festoi ditëlindjen e Simiqit në Kuvend, i bënë edhe tortë appeared first on Kosovapost.net.