Alessandro Costacurta ka folur jo vetëm për Milanin në intervistën e gjatë për “Il Giornale”, por edhe për aktualitetin dhe mbi të gjitha kombëtaren italiane. Ish-mbrojtësi kuqezi ka treguar çfarë ka përfaqësuar për të fanella axurre:
“Sigurisht, ka përfaqësuar momentet më të bukura të jetës time si futbollist. Kohët kanë ndryshuar, nuk e kuptoj zgjedhjen (refuzimin) e Acerbit. Si është e mundur? Ne dridheshim para çdo grumbullimi me kombëtaren. Kur nuk u grumbullova më pas Botërorit 1998 u ndjeva vërtet keq. E mirëkuptova zgjedhjen e Dino Zoff, por e përjetova shumë keq”.
Sot nuk ndodh më kështu: “Acerbi nuk tregoi respekt për shokët e kombëtares. Ata kishin nevojë për të. Italia kishte nevojë për të. E di mirë këtë, apo jo? Dhe çfarë bëri ai? Refuzoi për një çështje krenarie… E pabesueshme çfarë bëti, me të vërtetë”.
Ish-mbrojtësi italian flet edhe për Gattuso si trajner i ri i kombëtares axurre: “Më duket një zgjedhje e drejtë. Nëse ka një person që mund t’ua transmetojë vlerat e përkatësisë djemve të kombëtares, ai është Rino”.
Fanella e Italisë më parë respektohej më shumë, madje edhe jashtë vendit. Mbi të gjitha, kundërshtarët i frikësonte më shumë: “Unë luaja në kombëtaren italiane me Maldini, Nesta, Vieri, Baresi, Del Piero, Baggio, Walter Zenga në portë. Kishim lojtarët më të fortë në botë. Sot, në kombëtaren tonë, më thoni cili mund të konsiderohet ndër më të mirët në botë? Ndoshta vetëm Barella”.
The post “Gattuso, zgjedhje e drejtë për Italinë. Acerbi nuk tregoi respekt për shokët e kombëtares” appeared first on Telesport.